Milo: Votoni për të ardhmen e fëmijëve

 

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit 2015, zhvilloi një takim në njësinë bashkiake Nr.6 në Kombinat, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale.

Mund të mos jemi vetëm ne, mund të ketë dhe të tjerë, me siguri ka dhe të tjerë, që duan ta ndryshojnë këtë vend.

Votoni ata që keni besim se vërtetë mund të ndihmojnë në ndryshimin e Shqipërisë, mund të ndryshojnë në përmirësimin e jetesës suaj, mundet vërtetë të bëjnë diçka për fëmijët tuaj, për të ardhmen e këtij vendi. Me qëllim që të mos largoheni, sikur ka rënë epidemia në Shqipëri”, tha Milo.

SHKARKO APP