Milot-Fier me PPP, Malaj: Ky projekt shenjë e qartë të një risku për korrupsion dhe kapje shteti

Qeveria e Shqipërisë shpalli dhënien me koncesion kundrejt pagesës të aksit të qendrës, Milot-Kashar-Fier (Lekaj) pjesë e autostradës Adriatiko- Joniane, me një vlerë totale të investimit prej rreth 1.2 miliardë euro për 53 km të reja dhe 62 km rrugë ekzistuese

Në një intervistë me skype për RTV Ora, ish ministri Financave ngre zërin i shqetësuar për këtë projekt i cili thotë se do të jetë një kosto e rëndë për shqiptarët.

Arben Malaj: ”Është pjesë e korridorit blu që do të mbështetet nga Bankat e Zhvillimit, dhe bankat kanë një kosto më të ulët se kostoja e parave që do të marrin kompanitë që unë kamf rikë se do të jenë të paracaktura dhe në këtë aspekt detajimi i kryeministrit se më ka lodhur burokracia e institucioneve të Brukselit e po e bëj rrugën me paret shqipatre nuk është korrekte dhe është kosto e rëndë për shqiptarët.  Duhet bërë çdo përpjekje edhe në Parlament, sepse deputetët shqiptarë betohen me kushtetutë për Shqipërinë, jo për babëzinë. 

Sipas Malajt, ky projekt ka shenja të qarta të një risku për korrupsion dhe kapje shteti.

Arben Malaj: ”Ky projekt ka një shenja të qarta të një risku për korrupsion dhe kapje shteti. Fakti që kryeministri deklaron se do anashkalojë intitucionet bankare të zhvillimit, kjo bëhet për një qëllim të caktuar sepse nëse merr para nga Banka Botërore, BERZH që janë me kosto më të lira, ata gëzojnë të drejtën të ndjekin hapat ligjore të procesit. Deklarimi se do e bëjë me forcat e veta 1.2 miliardë dollarë, synon të jetë larg transparencën. Partneritetet Publike Preferenciale janë të dëmshme dhe do ta çojnë Shqipërinë drejt një kostoje borxhi.”

SHKARKO APP