Mima dhe Bozdo, takime në Berat: Bizneset po falimentojnë

Florian Mima dhe Eno Bozdo, kanë zhvilluar sot në Berat një tur  takimesh në disa prej bizneseve të vogla që operojnë në Rajonin Nr.2 të qytetit të Beratit.

Takimet e organizuara nga Mima dhe Bozdo, të shoqëruar edhe nga anëtarë të kryesisë sē degës së PD-së Berat, kanë pasur si qëllim njohjen me shqetësimet dhe problemet me të cilat po përballen sot bizneset në vend.

Në të gjitha takimet e organizuara, bizneset beratase kishin të njëjtin shqetësim,atë të rënies së fuqisë blerëse, jo vetëm si rezultat i krizës ekonomike por edhe si pasojë e largimeve në masë të qytetarëve beratas. Sikur të mos mjaftonin këto, taksidarët, qëndror dhe lokalë, vijojnë të jenë një hall më vete për bizneset,që mesa duket e kanë kuptuar qartë KÇK-në e Ramës.

Sipas biznesmenëve në qytetin muze të Beratit, edhe pse jemi një javë përpara Festave të fundvitit, blerjet janë pothuajse zero. Sipas Mimas dhe Bozdos,kriza e thellë ekonomike, taksat dhe tarifat e larta si dhe mungesa e vëmendjes së kësaj qeverie po zhysin përherë e më shumë në një dëshpërim të thellë qytetarët shqiptarë.

Ata u kanë deklaruar bizneseve se,PD-ja ka edhe zgjidhjen për këtë situatë,që është: taksa e sheshtë prej 9%,vendosja e pullës fiskale që asnjë agjent tatimor, qëndror apo lokal, mos të sillet si xhambaz, bizneset e vogla të tatohen me 0.5% të xhiros, subvencionime dhe lehtësim të konsumit përmes politikave fiskale etj. Sipas tyre, korrupsioni, evazioni dhe krimi financiar nuk kryhen nga biznesi i vogël por nga bizneset e lidhura me qeverinë.

SHKARKO APP