Mima zbulon skemën e Qeverisë: Qytetarët nuk përfituan pagën e luftës, u paguan sigurimet. 100 mijë vetë humbën punën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Florjon Mima, deklaron se rreth 100.000 individë kanë humbur vendet e punës në 7 muajt e parë të 2020-ës.

Mima thotë se të hyrat nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetesore, janë pothuajse në të njëjtin nivel me muajt e parapandemisë.

Sipas tij, të gjitha paratë e pagave të luftës janë transferuar nga llogaritë individuale në arkat e sigurimeve shoqërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Demokrati pretendon se qytetarët kanë shërbyer si tokëzim për transferimin e fondeve nga buxheti i shtetit në buxhetin e sigurimeve shoqërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Per dy paketat antikrize, jane shpenzuar rreth 100 milione euro vetem per ‘pagat e luftes’. Pra, i bie qe, pjesa me e madhe e ketij 100 milioneshi, pasi eshte transferuar me shume peripeci burokratike nga buxheti i shtetit ne llogarite individuale, qenka transferuar nga llogarite individuale ne arkat e sigurimeve shoqerore. Kjo eshte tallja me e madhe me qytetaret e ketij vendi, te cilet, ne vend qe te merrnin dicka nga arka e perbashket per t’i bere balle krizes, kane sherbyer si tokezim per transferimin e fondeve nga buxheti i shtetit ne buxhetin e sigurimeve shoqerore.
Shembulli i Kosoves, e cila deri tani, ka ndare rreth 4 here me shume fonde solidariteti se Shqiperia, duhet te na beje te skuqemi per energjine e pamate qe harxhojme per propagande e fasade dhe per qindarkat qe cojme ne ekonomine reale. Llogarite e buxhetit te shtetit, te buxhetit te sipermarrjes dhe te buxheteve familjare jane hedhur ne ere. I vetmi rend per t’i ringritur ato: individi, sipermarrja e, ne fund, nese ringritja e dy te parave funksionon, mundet qe dhembet e ingranazhit te tyre te vene ne pune edhe makinerine buxhetore. Ky eshte rendi, ky eshte drejtimi. Mesa duket qeveria ka marre drejtim per gjetiu”, shkruan ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?