Mimi Kodheli: Nëse nuk fitoj mandatin, do shkruaj një libër
Deputetja e PS, Mimi Kodheli është një ndër emrat më të debatuar për shkak të renditjes së saj në listën e qarkut të Tiranës në vendin e 21, praktikisht në një vend jo të sigurt.
E pyetur në Real Story se si do të jetë e ardhmja e saj nëse nuk fiton mandatin e deputetes, Kodheli tha se do ulet të shkruaj një libër.
“Një ide që me vjen tani mund të filloj të zhvilloj aftësinë time të tretë të shkruajtjes së gjerave duke ndarë me publikun gjëra të dashura e të padëgjuara se kam qenë pjesë e tavolinave të rëndësishme.
Kjo nisur nga fakti se kam marrë pak nga talenti i babit tim për të shkruar, aftësi që i kam reflektuar në fjalimet e mia në Kuvend”, u shpreh Kodheli.