Mimoza Ahmeti letër Ramës: Duhet reformë në art dhe letërsi
Një tjetër reformë kërkohet në vend. Mimoza Ahmeti përmes një letre publike drejtuar kryeministrit Edi Rama, i kërkon reformë në art dhe në letrësi. Për të vetë vepra dhe autorësia mbetet e pashpërblyer. Kjo bën që statusi i krijuesit të jetë vullnetar më shumë sesa një status social që personalizon në personalitet një krijues, domethënë i jep status shoqëror me shpërblim.
”Unë pata kënaqësinë dhe përgjegjësinë sociale ti dërgoj një letër drejtuesit të shtetit kryeministrit Edi Rama lidhur me statusin e artistit në shoqërinë shqiptare. Kam gjithashtu kënaqësinë që I drejtohem me këtë letër një piktori. Mbaj mend që kam qenë 25 vjeç kur u bëra shkrimtare në profesion të lirë, pa pasur asnjë lloj partie, grupimi, apo shërbimi informative”.
Në Europë për të krijuesit nëse realizojnë një numër krijimtarish dhe performancash në një vit, fitojnë statusin e artistit profesional dhe kanë një rrogë që e shoqëron këtë status.
”Pres një reformë në nivel mbrojtje krijimtarie të lirë artistike, mbrojtje të statusit social të artistit, me shpërblim dhe fonde, që arti, kjo fushë e magjishme e ndërgjegjes shoqërore, të mari vendin që i takon, në shpërblim, midis fushave dhe vlerave të tjera që tashmë e kanë”.