Mimoza Manxhari: Nga takimi i sotëm para Korpusit—’Lëvizja për Universitetin’
-Nga takimi i sotëm para Korpusit ”Lëvizja për Universitetin”-
Nga Mimoza Manxhari
Prof. Fakulteti Ekonomik. Universiteti i Tiranës
Qeveria ka akoma shansin për të dëshmuar se e do të mirën e qytetarëve të këtij vendi.
Në një shoqëri të emancipuar dhe me qeveri të përgjegjshme, nuk do duhej të protestohej për pagat, por nëse mësuesi nuk respektohet dhë për nxënesit nuk ka kujdes, kaosi dhe konfuzioni nuk mund te evitohet.
Ne nuk krijuam problemin, përkundrazi,është qeveria [ të gjitha qeveritë majtas e djathtas me ngjyrë e pa ngjyrë] që me qëndrimin e saj dhe politikat amatoreske për arsimin, ka krijuar realisht problemin [ problemet].
Shkolla përgatit qytetarët, mësuesit dhe mjekët, inxhinierët, punonjësin social apo zjarëfikësin, policing dhe elektiçistin, veterinerin dhe agronomin, por padyshim dhe votuesin që përcakton dhe qeverinë që do na drejtojë.
Kërkesa për cilësi dhe frymë zhvillimi në arsim, nuk është një çështje vetëm e imja. Ajo është një cështje e të gjithëve.
Secili prej nesh ka historinë dhe përjetimet e veta nga jeta në bankat e shkollës.
Për mua, panorama në arsim, në çdo vit që kalon, paraqitet deprimuese, degraduese, pesimiste e nuk si most ë të revoltojë!
Rritja e pagës, është një nga problematikat e shumta që ka sistemi universitar, por jo vetëm.
Dhe të gjithë ne jemi këtu, sepse ne një mënyrë ose tjetrën kemi ndjerë që arsimi po gerryhet dhe se misioni i tij nuk po përmbushej, mission i cili kërkon dhe do duhet të ndihmojë të gjithë ata që ulen në bankat e shkollës , të cfarëdo niveli, të bëhën kërkues të zellshëm e nxënës të suksesshëm jashtë bankave të shkollës.
Ne jemi këtu sepse :
kemi një përqasje krejt tjetër nga ata që e kanë krijuar problemin, nga politizimi që i bën arsimit dhe e shndruan atë në biznes!!
Kemi konstatuar Fiktivitetin e dijeve dhe Falsitetin e sloganeve për rritje të cilesisë në arrsim;
Duam të ndalojë pakalueshmëria e atyre që ulen në bankat e shkollës;
Duam, që edhe ata që konsiderohen kalues të jenë realisht të përgatitur për jetën apo për tregun e punës;
Kundërshtojmë modelin aktual të dhunimit të nxënësve të memirozojnë përgjigje të gatshme dhe jo të nxiten për të zgjidhur problema;
Sepse jemi kundër metodave fikse me të cilat po ushqehen nxënësit dhe studentët, të cilat ju zbehin fleksibilitetin e përshtatjes nesër;
Sepse duam që mësuesit të jenë ata që sfidojnë dhe angazhojnë të gjitha dimensionet e kapaciteteve që ka secili individ për t’i përgatitur kështu për suksesin në jetë;
Sepse duam që sistemi arsimor të ofrojë dhe garantojë një mbështetje tërësore të nxënësit : duke ju ofruar dije dhe njohuri, të kultivojë dhe ushqejë kuriozitetin e nxënësit, por dhe të ofrojë mbështetje emocionale për ta;
E kështu refuzojmë fondet për roje sigurie nëpër shkolla (!!), por ofrimin e mundësive për rritjen e cilësisë së jetës në klasë, duke e bërë atë të paqtë dhe harmonike.