Mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës lë në burg dy të arrestuarit! Furnizonin grupet kri*inale

Dy personat e arrestuar me mina me telekomande në Lezhë dhe Rrëshen do të qëndrojnë në burg pa afat. Marjan Gjoka 28-vjeç banues në Qafë Unazë të Rubikut dhe Ilir Gjoka 45-vjeç banues në Lezhë, u njohën me masat e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancat gjyqësore të zhvilluara njëra pas tjetrës, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy personave dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” për shtetasit Marjan Gjoka dhe Ilir Gjoka.

Ata nuk kanë folur asnjë fjalë rreth veprimtarisë së tyre dhe destanacionin e lëndëve shpërthyese, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshire.

Nga veprimet e deritanishme hetimore, rezulton se këta persona furnizonin grupet kriminale me lëndë plasëse me telekomande.

SHKARKO APP