Minatorët e Korçës të protestë: Marrim pensione qesharake
Minatorët e Korçës protestuan sot përballë turizmit duke kërkuar miratimin e statusit të minatorit. Ata thonë se marrin pensione qesharake.
“Kërkojmë pensionin që na takon. Ka minatorë të sëmure si pasojë e punes në thellësitë e nëntokës. Jemi një shtresë në kushte të vështira. Të miratohet sa më shpejt statusi”. Protestuesit thonë se qarku i Korçës numëron mbi 1000 minatorë. “Shumë prej tyre hallakaten nëpër gjykata ende”,-thonë ata.
Mazhoranca ka refuzuar projektligjin për statusin e minatorit, i propozuar nga deputeti i LSI-së, përparim Spahiu.
Sindikata Rajonale e Minatorëve të Korçës, Pogradecit, Prrenjasit dhe Ersekës i janë drejtuar me një peticion Kryeministrit Rama, kreut të Kuvendit Ruçi dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Balla ku i kërkojnë miratimin sa më shpejt të statusit të minatorit.
Në mungesë të një zgjidhje, minatorët paralajmëruan përshkallëzim të protestave, duke deklaruar se do të vinë dhe në Tiranë para Kuvendit.
KOHA JONË SONDAZH

