Minatorët në protestë për miratimin e statusit
Minatorët kanë protestuar edhe sot, gjatë kohës që po zhvillohej seanca plenare.
Ata kanë kërkuar edhe njëherë, miratimin e statusit të minatorit.
Minatorët vazhdojnë të jetë të pakënaqur, edhe pas miratimit të ligjit për rritjen e pensionit të tyre me 1%.
Ata pretendojnë se ky ligj favorizon personat që marrin pension me të pa drejtë.
Minatorët shprehen se janë trajtuar pa dinjitet dhe e cilësojnë statusi e tyre një pallavër politike.
Gjithashtu ata kërkojnë edhe hapjet e dosjeve të minatorëve, për të parë ata që kanë përfituar pension me të padrejtë, nëpërmjet falsifikimeve.
Minatorët shtojnë se nuk do të ndalin protestat deri në marrjen e statusit.
KOHA JONË SONDAZH

