Minatorët paralajmërojnë protestë përpara Kryeministrisë për statusin

Minatorët kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një protestë përpara Kryeministrisë për të kërkuar miratimin sa më parë të statusit për minatorët. Ded Marku, një nga hartuesit e draftligjit, thotë se miratimi ka mbetur peng për efekt të buxhetit dhe për këtë i bëjnë thirrje qeverisë të gjejë një zgjidhje. Projektligji parashikon marrjen e statusit për të gjithë ata punonjës të nëntokës që kanë punuar për më shumë se 10 vite.

Punonjësit e nëntokës do të protestojnë të mërkurën përpara Kryeministrisë për të kërkuar miratimin sa më parë të statusit të minatorit.

Ata i bëjnë thirrje të gjithë minatorëve të bashkohen në këtë kauzë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ali Çaushi: Ne do kërkojmë miratimin automatikisht të statusit të minatorit nga qeveria se ka shkuar deri në qeveri dhe qeveria e ka bllokuar, mesa jemi të informuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mark Gjergji: Nuk dihet përfundimi i protestës pasi edhe mund të zgjatet deri në sensibilizimin e qeverisë për miratimin përfundimtar të  statusit të minatorëve.

Njëri prej hartuesve të draftligjit për statusin e minatorit shprehet se ata i kanë dorëzuar propozimet e tyre në Ministrinë e Energjisë dhe të Industrisë por tashmë ka mbetur peng për efektet që do ketë në buxhet.

“Kush ka punuar 10 vjet e gjysmë nën tokë, kanë 25 vjet punë të siguruara dhe 55 vjet moshë, përfiton direkt statusin e punonjësit të minierave nëntokë”.

Nga statusi i minatorit pritet të përfitojnë rreth 6 mijë minatorë të cilët tashmë kanë dalë në pension dhe marrin 16-17 mije lekë, ndërkohë që vuajnë nga një sërë sëmundjesh profesionale. /Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?