”Mini-Shengeni”, Vasili: Rama tregoi qëndrimin më të egër ndaj Kosovës

Përmes një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, nënkryetari Petrit Vasili i bëri thirrje Edi Ramës se është Evropa integrimi dhe jo minishengeni. “Është perëndimi orientimi i shqiptarëve dhe jo lindja. I kanë kaluar 2 muaj e gjysmë nga 9 kërkesat e integrimit evropian. Rama dhe të tijët nuk kanë asnjë platformë për plotësimin e këtyre kushteve. Të gjithë këta oligarkë i bashkon armiqësia ndaj shtetit ligjor dhe të së drejtës. I bashkon dëshira për të penguar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit”, deklaroi Vasili ndër të tjera. Më tutje u ndal te çështja e minishengenit ballkanik, të cilin e konsideroi si iniciativa më e turpshme në hapësirën ballkanike. “Minishengeni, një shërbim në interes të mbajtjes së pushtetit të oligarkëve ekonimikë dhe politikë, në Shqipëri, Serbi e më gjerë. Minishengeni është duke iu kundërvënë dhe SHBA-ve”, tha nënkryetari i LSI-së duke shtuar se minishengeni ka për synim ta lërë mënjanë dhe ta anashkalojë Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?