Minishengeni Ballkanik/ Rama: Projekt i rinisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen mes 2 qeverive Shqipëri-Kosovë, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, u shpreh se “MiniShengeni Ballkanik” është një projekt për rininë shqiptare. Ai theksoi se ky projekt do ta kthejë këtë rajon nga një vrimë e zezë, në një zonë atraksionesh dhe mundësish për investime.

”Kemi vendosur bazën e të ardhmes duke i vendosur fëmijët tanë në të njëjtat kushte sa i përket sistemit dhe qasjes. Për herë të parë përgatisim një gjeneratë tjetër në të njëjtin sistem që më pas të flasin të njëjtën gjuhë. Dhe firmosja e marrëveshjeve mes ministrive të Kulturës, është po në këtë funksion. Edhe po ashtu i ministrive të Mbrojtjes.

Nuk e harroj asnjëherë kontributin dhe për frymën e ngrohtë të vëllazërisë që sollën forcat e Kosovës në një nga ditët më të vështira, 26 nëntori. I falenderoj me shumë respekt. Dua të mbyll duke nënvizuar që projekti i Shengenit rajonal është i rinisë shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe kudoqoftë. Projekti i atyre që sot janë në kopësht dhe në një moshë pa të drejtë vote për të cilët është përgjegjësia jonë e madhe të vendosim. Është projekt i spostimit në një hapësirë më të madhe dhe do ta kthejë këtë rajon nga një vrimë e zezë në një zonë atraksionesh dhe mundësish për investime.

Por edhe do të kryejë një mbështetje të madhe për të gjithë, në integrimin përfundimtar në BE. Duhet të jetojmë me realitetin dhe jo me iluzione. Bashkëpunimi ynë në këtë drejtim është i hapur plotësisht. Do t’i kryejmë një nga një të gjitha detyrat e BE. Në radhë të parë në terrorin mes nesh, ku nuk kemi nevojë as për përkthyes, se shkruajmë dhe flasim në të një njëtën gjuhë”,- tha Rama ndër të tjera.

SHKARKO APP