“Minishengeni, serbët do të kenë të drejtë të blejnë prona në bregdetin shqiptar”

Aktivisti, Aulon Kalaja, deklaroi në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora se problemi më shqetësues i minishengenit ballkanik është se qytetarët serbë fitojnë të drejtën për të blerë prona në bregdetin shqiptar.

Një fakt i tillë sipas tij po fshihet nga qeveria.

Kalaja: Serbia prodhon deri te automjetet, ne nuk prodhojmë asgjë. Ka oligarkë më të mëdhenj se Shqpëria, tregun e hidrokarbureve. Ajo që fshihet nga ky minishengen është e drejta e serbëve për të blerë toka në bregdet, pse nuk e thotë kryeministri? Do të kemi serbë që do të vinë. Kanë kapacitete më të mëdha ekonomike, ne çfarë masash marrim? Kush është zoti Rama që merr peng aspiratat e një vendi? Për shqiptarët dielli lind në perëndim dhe aleatët strategjikë të shqiptarëve janë Uashingtoni dhe Brukseli dhe jo Moska dhe Beogradi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?