Ministër nga Çamëria? Shpëtim Idrizi: Drejtorët tanë sot janë pjesë e mazhorancës

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tregohet i rezervuar për të treguar se përkrah kujt do të rreshtohet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke shtuar se kërkesa parësore është vetëm çështja çame. Idrizi kritikoi mes të tjerash dhe marrëveshjen PS-PD për Kodin Zgjedhor.

”Ne aktualisht jemi në negociata. Ne nuk kemi mundësi të zgjedhim sepse ka një problem shumë të madhe, e duan forcën e PDIU po çështja çame djeg. Por ne duam ta nisim këtu. E keni parë Dulen me 300 vota dhe e duan për vete. Ne duam çështjen çame. Po diskutojmë. Dikush ka interes. Dikush thotë që po morëm PDIU na mërzitet Greqia. Ne do të donim gjithmonë me mazhorancën e radhës.

Në këto zgjedhje konfigurimi është i pazakontë. Tani kemi një akt që zhbën koalicionet dhe që mbyll listat. Sot kemi një mazhorancë me pushtet dhe probleme anën tjetër të copëtuar. Ne morëm 12 mijë vota në Tiranë dhe asnjë deputet. Janë gjithmonë dy partitë e mëdha që bien në një marrëveshje. Këto janë ca parti që edhe ju po të keni 299 mijë veta në punë bëheni parti e madhe.

Nuk ka pasur asnjëherë nga Çamëria ministër, teksa drejtorët e saj janë ende në punë dhe sot. Unë kam biseduar me të gjithë. Halli i shqiptarëve është çfarë standardi do të kenë zgjedhjet. Vetëm ne kemi një program për diasporën”, tha Idrizi në ”A2cnn”.

SHKARKO APP