Ministeriali i ministrave të Brendshëm, Balla: Shkëmbim më efektiv informacioni midis vendeve të rajonit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha sot në Ministerialin euroballkanik të ministrave të Brendshëm nga BE-ja dhe rajoni në kuadër të Procesit të Berlinit se Shqipëria është shembull i shquar i një rrugëtimi për të përqafuar me krahë hapur të ardhmen dhe një dëshmi e shpirtit të palëkundur të popullit të saj dhe dëshirës së përbashkët për një të nesërme të ndritur.

“Ky është Ministeriali i parë në një seri ngjarjesh që do të kulmojnë me samitin e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë muajin e ardhshëm si një gur themeli historik. Si i tillë, merr në konsideratë çështje me rëndësi të madhe jo vetëm për vendet tona, por edhe për evropianët. Drejtimi është i qartë: të forcojmë angazhimin tonë të përbashkët dhe të përballemi me problemin e krimit të organizuar transnacional, të forcojmë kontrollet e integruara kufitare dhe të arrijmë një traktat kundër kërcënimeve kibernetik për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.

Po ashtu ministri tha se Shqipëria është prekur nga flukset migratore, si pasojë e zhvillimeve në vendet e ndryshme të origjinës dhe tranzitit në Azinë Jug-Qendrore dhe Lindjen e Mesme. ”Gjatë vitit 2022 në vendin tonë janë kapur në situatë të parregullt 8335 emigrantë. Megjithatë, krahasuar me vitin 2021, kur u numëronim 18,496 emigrantë të parregullt të huaj, ne shohim që ka rënie të shifrave. Një rënie në shifra ka edhe në vitin 2023. Këtë e dëshmojnë shifrat e gjashtëmujorit të parë të këtij viti”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?