Ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut/ Xhaçka takon zyrtaren amerikane

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ndihmës asistenten e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Laura Cooper. Ky takim vjen në kuadër të ministerialit të SHBA-Karta e Adriatikut, nga ku është takuar edhe me homologë të vendeve fqinje. Në postimin e saj në rrjete sociale, Xhaçka ka veçuar takimin me ndihmës asistenten e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Laura Cooper, homologun në Kosovë ku e ka falenderuar për ndihmën pas tërmetit dhe ministren e Mbrojtjes nga Bosnje dhe Hercegovina. “Ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut është një mundësi e shkëlqyer edhe për takime dypalëshe me kolegët e vendeve anëtare dhe vëzhguese. Me ndihmës asistenten e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Laura Cooper diskutuam për marrëdhënien e shkëlqyer mes vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe mundësinë e angazhimit të vendit tonë në misionin e NATO-s në Irak. Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës Rrustem Berisha e falenderova për ndihmën e menjëhershme dhe të paçmuar të FSK pas tërmetit te 26 nëntorit. Me homologen nga Bosnje dhe Hercegovina, Marina Pendeš ramë dakort për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë”.

SHKARKO APP