Ministrat drejt largimit, Qafoku: Eksperimente të dështuara të Ramës

Pas ministres së Arsimit, Besa Shahini edhe sot ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se nuk do të jetë më ministër pas 7 muajsh. Analisti Roland Qafoku, i ftuar në studion e “Ditari” në A2, bëri një ndarje mes punës së dy ministrave.

”Shahini dhe Cakaj (zv/ministër i Jashtëm) janë dy eksperimente të dështuara të kryeministrit Edi Rama dhe kryeministri ka pakënaqësi ndaj këtyre dy institucioneve. Ata nuk kanë produktivitet, por edhe bëjnë gafa, siç tha ministrja që pas 7 muajsh nuk do të jem në post, madje nuk do të jetë në Shqipëri. Bën një deklaratë të tillë kur arsimi është në moment delikat, edhe për shkak të pandemisë”, u shpreh analisti.

Sipas Qafokut, Lleshaj ka profil jopolitik dhe detyra e ministrit i rrinte ngushtë si kostum. ”Një forcë politike në Shqipëri konsumohet pas dy mandateve. Kemi parë se si PS dhe PD kanë bërë gabime në fund të mandateve të dyta. Nga ana tjetër, është hera e parë që opozita nuk të ngjall atë shpresën për rotacion. Duket sikur PD-ja thjesht po numëron ditët derisa t’i vijë pushteti vetë”,- tha më tej ai.

SHKARKO APP