Ministrat e Brendshëm të Ramës në 3 mandate, Taulant Balla drejtuesi i pestë
Taulant Balla është i pesti në radhë, i cili do të mbajë postin e Ministrit të Brendshëm në qeverinë e Edi Ramës që prej 2013.
Mandatin e parë kryeministri Edi Rama zgjodhi Sajmir Tahirin në këtë detyrë, një dikaster që u drejtua nga ai deri në 2017. Për shkak të akuzave të drejtësisë për përfshirjen e tij në organizatat kriminale, Tahiri dha dorëheqjen në mars të 2017. Pavarësisht dorëheqjes Tahiri është ministri i brendshëm më jetëgjatë në demokraci.
Rama kërkoi një tjetër emër politik, Fatmir Xhafajn. Socialisti u kthye në një target sulmesh nga opozita për shkak të akuzave për përfshirjen e vëllait të tij në aktivitete të paligjshme, deri në tetor të 2018 ku kryeministri njoftoj dorëheqjen e tij. Me anë të një Twitteri, Rama bëri publike edhe emrin e zëvendësuesit të tij, duke e bërë Fatmir Xhafajn edhe Ministrin e Brendshëm më jetëshkurtër të qeverisë së tij.
Sandër Lleshi nuk ishte një politikan aktiv. Por emri i ri që do të drejtonte dikasterin hasi në disa pengesa nga Presidenti i asaj kohe, Ilir Meta. Shkak u bë grada aktive e Gjeneralit që mbante Lleshi. Por edhe ish-Këshilltari i Ramës qëndroi vetëm 2 vite në këtë detyrë, me kryeministrin që e largoi atë pas presionit të protestave për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia.
Pas Lleshit, Rama mendoi t’ia kthejë këtë ministri socialistëve aktivë, një ministri të tij, Blendi Çuçit. Pavarësisht korrektësisë, siç e cilësoi punën e tij shefi i ekzekutivit, Çuçi e mbajti këtë detyrë vetëm për 2 vite e gjysmë. Largimin e tij, si në rastin e Xhafaj e njoftoi vetë Rama në Twitter.
Pavarësisht se Çuçi lakohej prej javësh si ndryshimi i parë në qeveri gjatë kësaj vere, vendimin Rama e mori një ditë pas ngjarjes së Krujës, ku anëtarët e fisit Rrahja dhunuan barbarisht dy pjestarët e familjes Maja. Edhe pse e nisi detyrën duke thënë që është ministër politik, jo polic, largimi i Çuçit, të paktën publikisht erdhi pikërisht pasi për mos reagimin në kohë të policisë në Borizanë.
Ministri i pestë në afro 10 vite do të jetë Balla, që aktualisht mban detyrën e kreut të grupit socialist si dhe drejtimin poliitk të qarkut të Fierit. Të hënën, Rama do t’i kërkojë Presidentit firmosjen e shkarkimit të Çuçit dhe emërimin e Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme. /A2Cnn/