Ministrat e komanduar takohen në Bukuresht
Pasi kryeministri Edi Rama i delegoi kompetencat e Ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, zhvilloi takimin e tij të parë me homologun grek, Ministrin plotësues të Jashtëm George Katraugalos. Ky takim i zyratëve të komanduar të diplomacisë shqiptare dhe greke vjen në një kohë kur të dy vendet po negociojnë ndarjen e kufirit detar.
Ky ishte takimi i parë për kryediplomatin e ri shqiptar, ndonëse erdhi gjatë një takimi jo formal të Ministave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Bukuresht. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme nuk specifikohet se cilin zyrtar të BE takoi Cakaj por thuhet se ai diskutoi çështjet kryesore europiane dhe ndërkombëtare.
Ai evidentoi gjithashtu rolin proaktiv e konstruktiv të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, duke shtuar se në aspektin global, vendi ynë dëshmon me vendosmëri orientimin e tij strategjik euroatlantik dhe linjëzim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
KOHA JONË SONDAZH

