Ministrat europianë të Turizmit: Të hapen kufijtë

Greqia është mes vendeve të para që rihapet për turizmin, por edhe pjesa tjetër e Evropës nxiton të ringrejë në këmbë sektorin e goditur rëndë.

Ministrat e turizmit të BE-së ranë dakord se do të bënin çdo gjë të mundur për rimëkëmbjen e turizmit. Ministrat mbështetën gjerësisht planet e parashtruara nga Komisioni Evropian, për heqjen e kufizimeve në udhëtime.

Ata u dakordësuan se kufijtë duhet të hapen gradualisht mes të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, natyrisht duke respektuar rregullat e higjienës e distancimit social. Ata i kërkuan, gjithashtu, komisionit të krijojë një faqe në internet, ku të ofrohen informacione në kohë reale mbi kufizimet dhe masat në çdo vend të BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të hënën, 11 shtete anëtare, mes të cilave Austria, Bullgaria, Kroacia, Gjermania, Italia e Spanja, ranë dakord lidhur më një sërë rregullash që do të lejojnë udhëtimet ndërkufitare, njëkohësisht duke minimizuar rreziqet e infektimit nga Covid-19. Sipas planit, asnjë turist që viziton shtete të huaja anëtare nuk do të vihet në karantinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?