Ministrat Klosi dhe Bushati në Velipojë: Detyrat janë të qarta, ku është bashkia Shkodër?
Nga takimi me përfaqësues të bisneseve turistike të Velipojës, drejtorët rajonalë dhe anëtarë të Komitetit të Turizmit, Ministri i Turizmit dhe Mjesdisit Blendi Klosi ju kërkoi bizneseve, të jenë të ndershëm me cmimet. Celësi i suksesit të zhvillimit të turizmit, tha ministri Klosi, është balanca e cmimit me cilësinë dhe respektimi i ligjeve.
“Shteti ashtu siç ju ka mbështetur në aktivitetin tuaj,do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv, të keni në kujdes problematikat e lindura tashmë edhe nga dashakeqës të turizmit në Shqipëri për rritjen e cmimeve, abuzimet me cmimet prandaj do t’ju kërkojmë në radhë të parë juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në cdo restorant apo hotel, lista cmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte, e sqaruar, përsa i përket cmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet përsa i përket ligjit, pasi unë mendoj që një dhe vetëm një është celësi i suksesit;zbatimi i rregullave nga të gjithë”,-tha ministri Klosi.
Duke bërë analizën e problematikave të këtij sezoni ministri Klosi theksoi se plazhi i Velipojës është shumë herë më i pastër se vitet e shkuara, ndërsa është bërë një punë shumë e mirë për vendosjen dhe zbatimin e sinjalistikës ujore. Ministri Klosi cilësoi arritje ngritjen e kullave të vrojtimit dhe angazhimin e 250 vrojtuesëve duke minimizuar jetën e humbura në det, por kreu i Turizmit u riapeloi bizneseve të pranishëm në takim se është pikërisht detyrimi i tyre ligjor për vënien e rojeve të çertifikuara.
Drejtuesi i qarkut Shkodër, Ministri Ditmir Bushati u ndal tek disa problematika që ngritën përfaqësuesit e biznesit. Ai i ftoi ata që të bëhen pjesë e këtij koalicioni të madh ndërveprimi dhe të kontribuojnë për zhvillimin e përbashkët në të mirë të gjithë komunitetit. Për Ministrin Bushati roli i pushtetit lokal është i pazëvëndësueshëm.
“Vitin tjetër, njerëzit në Shkodër kanë mundësi zgjedhje për të pasur ndoshta më shumë se dy zgjedhje. Nëse do vazhdojnë dhe kanë pëlqyer të njëjtin model kështu do të vazhdojë kjo punë. Tani nuk kemi pse bëjmë lojëra me njëri- tjetrin. Nëse do të zgjedhin model tjetër, do të zgjedhin model tjetër. Po mua personalisht, është hera e tretë që vij. Ministri i Turizmit ka ardhur tetë herë. Unë nuk e di sa herë ka ardhur kryetari i bashkisë, realisht nuk e di. Nuk e di se çfarë ka bërë administratori. Se nuk zgjidhet puna të çohet secili prej jush dhe të çoj mesazh te kryeministri, prefekti e ministri. Puna zgjidhet që për pastrimin cfarë po bëhet gjatë gjithë vitit, çfarë kontribuojnë bizneset, çfarë kontribuon komuniteti, çfarë ka mundësi bashkia, çfarë ka mundësi qeveria. E dyta, aktivitetet e karakterit kulturor, të gjitha janë duke u bërë me mbështetjen ose të biznesit, ose të qeverisë qendrore. Këtu duhet gjithashtu kontributi i bashkisë”,-deklaroi ministri Bushati.
Dy ministrat, inspektuan në Velipojë, qendrën shëndetësore të shtuar këtë sezon turistik në shërbim të pushuesve. Qendra ofron shërbime në 24 orë në 7 ditë të javës.
Fjala e ministrit Klosit
Sot plazhi i Velipojës dhe të gjitha plazhet e prefekturës së Shkodrës, janë shumë më të pastra sesa vitin e kaluar, kjo me disa herë, dhe kjo falë aksioneve të vazhdueshme të menaxhuara me mjeshtëri nga strukturat e administratës qendrore dhe lokale, por të kombinuara shumë mirë me vullnetarizmin e të rinjve dhe tashmë në dorë të vetë poseduesëve të bizneseve të cilët do të duhet që të kuptojnë që ka ardhur koha që duhet të jenë edhe ata shumë aktivë në përgatitjen e një sezoni shumë të pastër turistik.
Për herë të parë në të gjitha zonat e bregdetit kemi sinjalistikat ujore . Policia ka bërë një punë të shkëlqyer për të mos lejuar mjetet lundruese argëtuese dhe të shpejtësisë jashtë zonave të shënuara nga pushteti lokal. Kemi evidentuar po ashtu problematikat e zhurmave të plazhit. mendoj që është një debat I vazhdueshëm që duhet ta ndërmarrim me të gjithë opinionin publik, në zonat e përcaktuara nga pushteti lokal për të lejuar muzikën do të lejohet muzika deri në orët e vona të natës,por ama në zona me pushues të të gjitha grupmoshave oraret e muzikës do të jenë të kufizuara.
Një arritje në menaxhimin e sezonit turistik në zonën e Velipojës janë vendosja e kullave të vrojtuesëve të plazhit. Jetëshpëtuesit tashmë kanë një rrjet në të gjithë Shqipërinë dhe në Velipojë. Kemi pasur ngjarje në Velipojë dhe kjo duhet të na trishtojë tëgjithëve por ngjarje që kanë qenë jashtë zonës së kontrolluar nga vrojtuesit e plazhit. na duhet që të bëjmë një thirrje tek ju të parët që jeni posedues të hoteleve, që ligji ju ngarkon juve me faj që nëse në zonat ku keni ushtruar aktivitetin, të mos keni një vrojtues të certifikuar për të ruajtur jetën e njerëzve.
Shteti ashtu sic ju ka mbështetur për të pasur një aktivitet të qenësishëm dhe pozitiv do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv, të keni në kujdes problematikat e lindura tashmë edhe nga dashakeqës të turizmit në Shqipëri për rritjen e cmimeve, abuzimet me cmimet prandaj do t’ju kërkojmë në radhë të parë juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në cdo restorant apo hotel, lista cmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte, e sqaruar përsa i përket çmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet përsa i përket ligjit, pasi unë mendoj që një dhe vetëm një është celësi i suksesit; zbatimi i rregullave nga të gjithë, pariteti dhe ndershmëria në zbatimin e ligjeve dhe të barabartë për të gjithë.
KOHA JONË SONDAZH

