Ministrat refuzojnë Komisionin – Lleshaj dhe Shahini nuk raportojnë ndaj problematikave në arsim

Dy ministrat ai i brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ajo e Arsimit Besa Shahini   nuk i janë përgjigjur thirrjes së deputetëve të komisionin parlamentar të edukimit dhe mjeteve të informimit publik për të raportuar lidhur me  praninë e policisë në ambientet universitare ditën e enjte.  Kryetarja e komisionit Albana Vokshi e ka quajtur shkelje të kushtetutës teksa i ka bërë thirrje kryeministrit dhe kreut të kuvendit të marrin masa për këtë shpërfillje sipas saj që i bëhet vazhdimisht komnisionit.

Por i menjëhershëm ka qenë dhe  reagimi i nënkryetares Milva Ekonomi  e  cila  sqaroi se për  të thirrur ministrat duhet të respektohet procedura   sipas ligjit  ku  përcaktohet një afat kohor prej 3 javësh  gjë e cila në këtë rast nuk ka ndodhur.

Kjo nuk është hera e parë që ministrat nuk  marrin pjesë në seancat dëgjimore  të komisionit të medias  ndërkohë që  kryetarja e këtij komisioni  paralajmëron  se  kërkesa  për praninë e tyre do të vijoj edhe në ditët në vazhdim  për të hedhur dritë mbi situatën e rëndë të krijuar në universitetet shtetërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?