Ministret Balluku dhe Kushi, takim me nxënësit: Karikuesi në prizë shpenzon energji

Kriza energjitike do të prek xhepat e konsumatorit shqiptar. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, po zhvillojnë një fushatë sensibilizuese me nxënësit e shkollës “Lasgush Poradeci” për t’i mësuar se si të kursejnë energji.

Pasi Balluku u shpjegoi fëmijëve procesin e prodhimit të energjisë, u kërkoi atyre që të bëhen zëdhënës të kursimit të energjisë, ku dijet që do të marrin sot gjatë kësaj fushate do t’i transmetojnë tek prindërit e tyre.

“Informacione t’i ndajmë me ju që mbase mund të keni edhe një orë kurrikule që të mësoni për energjinë, është e nevojshme për jetën e çdo personi në planet. Do kërkojmë që të ktheheni në zëdhënësit e kursimit të energjisë elektrike. Veç me 1 për qind, ndërmarrjet e shtetit kursejnë 28 milionë euro. Në Zvicër nëse e vendos kondicionerin mbi 19 gradë, shkon në burg. Mund të vendosni një administrator për të kursyer energjinë. Edhe karikuesi në prizë shpenzon energji. Këto këshilla që do të merrni sot, t’ua mësoni edhe prindërve”, tha Balluku.

SHKARKO APP