Ministri Arbjan Mazniku në Vlorë, takon kryebashkiakun dhe njerëzit e punës në disa projekte…

Ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku ka qenë në Vlorë ku ka parë afër punët dhe problemet që ka bashkia e Vlorës.

Që në muajt e parë të vitit, numri i turistëve është rreth 30% më i lartë në Vlorë se viti i kaluar. Me ndërhyrjet e reja në infrastrukturë, Vlora do ta ketë të garantuar suksesin turistik edhe për këtë vit.

Mazniku ishte bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Ermal Dredha, për të parë ndriçimin e ri LED në rrugën e Pishave – Zvërnec – Manastir që do t’i vijë në ndihmë banorëve të Zvërnecit por edhe bizneseve të shërbimit dhe turizmit.

Ministri ka bërë një numër takimesh në Vlorë (shiko me poshtë fotot dhe kronikat)

Rruga e Zvërnecit që të çon në Manastir do të ketë ndriçim të ri dhe modern. Banorët, bizneset po edhe turistët që janë më të shumtë këtë vit do të përfitojnë nga ky investim. 

Ministri Mazniku ka postuar statusin e mëposhtëm: “Pas diskutimeve më kryetarët e Bashkive mbi problematikat e ndryshme që ata hasin për administrimin e qytetit, e kemi shtrirë Dialogun Vendor edhe me Administratorët e Njësive Bashkiake.

Dëgjuam mendimet e Administratorëve të Njësive të Bashkisë së Vlorës dhe do ta vijojmë konsultimin edhe në Bashki të tjera të vendit.

Më vjen mirë për përkushtimin e secilit prej tyre për të zgjidhur çdo shqetësim dhe problem të banorëve të zonave që administrojnë dhe do të kenë ndihmën e qeverisë qoftë me ekspertizë por edhe me ndryshimet që duhen për t’i lehtësuar dhe për ta bërë më efiçent funksionimin e pushtetit vendor”- shkruan Mazniku.

Ministri Mazniku ishte në një kampus ku të përqëndrohen të gjitha shkollat profesionale të Vlorës është zgjidhja e duhur për të garantuar paketën e plotë të edukimit të profesionistëve të rinj duke garantuar kushtet më të mira të mundshme për trajnimin e tyre dhe për t’i bërë gati për tregun turistik.

SHKARKO APP