Ministri austriak: Franca e shqetësuar nga azilkërkuesit shqiptarë
Në një takim që kryeministri Rama pati në fund të majit të 2018 në Vjenë të Austrisë, kancelari austriak, Sebastian Kurz, i pati shprehur shqetësimin lidhur me azilkërkuesit shqiptarë.
Një vit më vonë duket se Austria nuk e ka më këtë shqetësim, por Franca po. Një fakt të tillë e konfirmoi nga Tirana Ministri Federal për Evropën, Integrimet dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg.
Alexander Schallenberg: Situata e azilkërkuesve shqiptarë është një situatë që vazhdon, por e prek më pak Austrinë se shtetet anëtare. Me shumë ndershmëri mund të them se është një tipar i përsëritur në diskutimet me kolegët francezë.