Ministri Balla: AMP po rrit forcën goditëse për të çuar para procesin e vetëpastrimit të Policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore falë bashkëpunimit me SPAK dhe me prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm po rrit forcën goditëse, për të çuar përpara procesin e vetëpastrimit të Policisë së Shtetit.

Sipas ministrit Balla, ditën e sotme janë goditur raste të abuzimit me detyrën të disa punonjësve të Policisë Rrugore në Fier. Balla bën apel qytetarëve dhe medies të denoncojnë çdo rast abuzimi të punonjësve të Policisë.

“Ju lutem qytetarëve dhe medieve të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit po rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit”, u shpreh Balla.

Agjencia e Mbikëgyrjes Policore (rajoni Fier-Berat) ekzekutoi vendimin e Givkatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier ndaj 5 punonjësve të Policisë.

SHKARKO APP