Ministri Balla në Lushnje: Ka ende vatra të vogla në pjesën lindore të ndërtesës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla foli nga Lushnja, ku një zjarr i madh në një qendër tregtare rrezikoi jetën e qytetarëve, me 25 persona që përfunduan në spital me probleme me frymëmarrjen.

“Falë punës së autoriteteve dhe falë Zotit, nuk kanë rrezik për jetën. Ka ende disa vatra më të vogla zjarri në pjesën lindore të ndërtesës, ku po punojnë zjarrfikësit. Po punohet në kushte të vështira dhe në temperaturë shumë të lartë”, tha Balla.

“Pasi zjarri të vihet tërësisht nën kontroll do të shohim kush ishin arsyet e zjarrit. Nuk dua të bëj deklarata hipotetike pa pritur hetimin e plotë dhe shpresoj që në fund mos të kemi asnjë jetë të humbur”, shtoi Balla.

SHKARKO APP