Ministri Balla takim me sekretarin e Shtetit të Gjermanisë. Saathoff konfirmon mbështetjen për vendet e Ballkanit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti këtë të hënë një delegacion gjerman të kryesuar nga Johann Saathof, sekretar Shteti në Ministrinë Federale për Punët e Brendshme dhe Komunitetet.

Saathof konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e nismës së “Procesit të Berlinit” dhe vuri në dukje angazhimin e spikatur të Shqipërisë lidhur me problematikat e migracionit të parregullt.

Ministri Balla falenderoi palën gjermane për mbështetjen e dhënë deri më sot, sidomos sa i përket mbështetjes ndaj agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Balla nënvizoi edhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes dy policive, Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale të Gjermanisë, të cilat kanë zhvilluar disa operacione të përbashkëta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?