Ministri Balla takon anëtarin e PE, Novakov: Bashkëpunim në luftën kundër krimit ndërkufitar

Ministri i Brendshëm, Taulant këtë të martë ka pritur në një takim anëtarin e Parlamentit Europian, Andrey Novakov.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi mes strukturave ligjzbatuese në luftën kundër çdo forme të krimit ndërkufitar si dhe ka nënvizuar arritjet në jetësimin e Korridorit VIII, i cili është një nga dhjetë “korridoret trans-evropiane”.

“Mirëprita anëtarin e Parlamentit Europian Andrey Novakov. Vlerësuam arritjet në jetësimin e Korridorit VIII, i cili është një nga dhjetë “korridoret trans-evropiane” të cilat janë konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve, naftës dhe furnizimeve me energji midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi. Gjithashtu është shumë i rëndësishëm intensfikimi i bashkëpunimit të strukturave ligjzbatuese në luftën kundër çdo forme të krimit ndërkufitar dhe trafiqeve të paligjshme”, shkruan Balla.

SHKARKO APP