Ministri Balla viziton në spital efektiven e aksidentuar: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ndërsa vizitoi nga afër efektiven e Policisë Rrugore, e cila u aksidentua në Vorë. Balla garantoi se përkujdesja e tij si ministër do të jetë për të gjithë anëtarët e Policisë së Shtetit. Sipas tij, fatmirësisht gjendja shëndetësore e punonjëses së Policisë është jashtë rrezikut për jetën.
“Bashkë me drejtorin e Policisë jemi duke parë këtu nga afër gjendjen shëndetësore të një prej punonjësve të forcë së sonë të policisë rrugore. Për fat të mirë gjendja shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, por siç na thanë drejtuesit e spitalit të traumës do të vazhdojë kujdesi intensiv në orët në vijim. Ka patur disa dëmtime. Lajmi i mirë është që është jashtë rrezikut për jetën.
Dua ta them dhe njëherë, siç e kam theksuar që në ditën e parë të punës sime si Ministër. Ministri i Brendshëm është një prej të gjithë strukturës së policisë. Suksesi varet nga përkujdesja ndaj të gjithë punonjësve dhe të gjithë strukturës së policisë së shtetit. Siç jam sot këtu, do të jemi gjithmonë këtu, pranë punonjësve të Policisë”, tha Balla.