Ministri belg i Drejtësisë zbulon se me sa vite burg do të dënohet Safet Bajri

Krimineli shqiptar Safet Rustemi do të vuaj të paktën nëntë vjet burg në Shqipëri. Kjo është deklarata e ministrit të Drejtësisë së Belgjikës, Koen Geens gjatë një fjale në Komitetin e Drejtësisë në vend.

Shqipëria, shkruajnë mediat belge, nuk ka marrëveshje ekstradimi me Belgjikën.

Rustemi ishte në listën e kriminelëve më të kërkuar të policisë federale këtë verë, derisa ai u dëbua vitin e kaluar nga Zyra e Imigracionit (DVZ) sepse qëndronte ilegalisht në shtetin belg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, në fillim të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit e Brukselit e dënoi atë me katër deri në pesë vite burgi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rustemi i njohur ndryshe edhe si Safet Bajri, e kundërshtoi vendimin, duke e ankimuar atë në maj të vitit 2017.

Disa javë më vonë ai u lirua me kusht. Pavarësisht se kishte një gjykim të ri penal kundër tij, autoritetet e dëbuan nga vendi.

Këtë vit, shkruajnë mediat belge, ai u dënua në mungesë deri në 13 vjet burg. N

Ministri Geens pati një takim javën e kaluar me homologun e tij shqiptar Etilda Gjonaj, por nuk pati detaje për takimin.

Bajri u arrestua në fund të shtatorit në Tiranë, por sipas qeverisë shqiptare, kjo mund të ndodhte më shpejt nëse Belgjika do të kishte dërguar dosjet hetimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?