Ministri belg për Shqipërinë: Tenxherja, kundër bolierit
Safet Bajri, ose Rustemi siç njihet në Belgjikë, është dënuar 3 herë nga gjykatat e këtij vendi. Arrestimi i tij ka shkaktuar një përplasje në distancë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge.
Në një studio televizive, ministri belg i Drejtësisë, Kohen Geens, pranoi se autoritetet e vendit të tij mund të kishin punuar më shpejt, përmendi edhe doza ironie për Shqipërinë.
”Ky vend është në një betejë, në të cilën tenxherja vazhdimisht fajëson bolierin”, tha Kohen Geens.
Nga ana tjetër, Geens ka vlerësuar bashkëpunimin e policive të të dyja vendeve. Safet Bajri u arrestua së bashku me 10 anëtarët e tjerë të grupit, ndërkohë që dy persona të tjerë janë në kërkim, mes tyre “truri” i grupit Enver Bajri, i cili po ashtu dyshohet se fshihet në Belgjikë.
KOHA JONË SONDAZH

