Ministri Beqaj Nderohet me Çmimin më të Lartë Ndërkombëtar nga OBSH

 

Në Ditën Botërore Pa Duhan 2015, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, është vlerësuar me Çmimin më të lartë dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kontrollin e duhanit, si shenjë e vleresimit për përpjekjet energjike të Shqipërisë nën drejtimin dhe urtësinë tuaj në luftën kunder epidemisë së duhanit dhe për mbrojtjen e  shëndetit publik. 

 

"Kam nderin t’ju ofroj Çmimin e Ditës Botërore Pa Duhan, si shenjë e vleresimit për përpjekjet energjike të Shqipërisë nën drejtimin dhe urtësinë tuaj në luftën kunder epidemisë së duhanit dhe për mbrojtjen e  shëndetit publik," – thuhet në letrën që Drejtorja Rajonale eOrganizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Dr. Zsuzsana Jakab, i shkruan Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj.

 

Më tej ajo shprehet se "[k]y është Çmimi më i lartë dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kontrollin e duhanit. Konventa Kornizë e OBSH-së për Kontrollin e Duhanit (WHO FCTC) u ratifikua nga Shqipëria ne vitin 2006. 

 

Në të njëjtin vit u miratua edhe një ligj i ri për kontrollin e duhanit. Fatkeqësisht, zbatimi i këtij ligji ishte i ulët për shkak të mungesës së vullnetit të fortë politik dhe drejtimit të duhur. Nga koha e emërimit tuaj si Ministër i Shëndetësisë në shtator 2013, ju keni shfaqur një drejtim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për forcimin e zbatimit  të Konventës (WHO FCTC) përmes veprimeve që fillojnë nga ndryshimet ligjore deri tek bashkëpunimi me publikun për të përftuar mbështetjen e tyre te plotë në kontrollin e duhanit. Përfshija juaj e shquar ishte një gur themeli në vendosjen e shëndetit të popullatës dhe të ardhmes së shoqerisë në vend të parë.

 

Nëse Vendet Anëtare nuk ndërmarrin masa urgjente, epidemia e duhanit mund te marrë deri ne 8 milionë jetë brenda vitit 2030, në nivel botëror. Për të ndaluar këtë katastrofë të shëndetit publik nevojitet një angazhim dhe përkushtim vetjak, si ai që ne qartazi e kemi parë tek ju.

 

Organizata Botërore e Shëndetesise do të nderohej nëse ju pranoni këte Çmim si shenjë të vlerësimit të OBSH-se për përpjekjet e jashtëzakonshme dhe rolin konstruktiv dhe te shkëlqyer të Shqiperisë në kontrollin e epidemisë së duhanit", përfundon letra.

 

SHKARKO APP