Ministri Brendshëm, Ervin Hoxha: Bashkohuni në luftën kundër trafikimit!

“FOTOAlbumi – Në Shkodër për Ditën Europiane Antitrafikim.

Rivitalizimi i Linjës Kombëtare falas për denoncimin e rasteve të trafikimit 116 006 është në zemër të kësaj fushate, ndaj, me mirënjohje them se, të gjithë bashkë, ne mundemi!

“Nga ndërgjegjësimi në veprim: Bashkohuni në luftën kundër trafikimit”!”- shkruan Ervin Hoxha, ministri i Brendshëm.

Manifesitmi kushtuar Ditës Europiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore bashkoi sot në Shkodër grupe të rinjësh, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, trupit diplomatik, institucioneve shtetërore si dhe një numri organizatash të shoqërisë civile.

Megjithë përpjekjet prej më shumë se 30 vitesh, fenomeni i trafikimit, sidomos të grave dhe vajzave, përmes grupeve kriminale vazhdon të jetë një fenomem shqetësues në Shqipëri.

Ndaj, tha Ministri i brendshëm Ervin Hoxha, manifestimi i sotëm në Shkodër u zhvillua me moton “ Nga ndërgjegjësimi në veprim, bashkohuni në luftën kundër trafimimit”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se përpjekjet tona për të luftuar trafikimin e personave duhen bëëtë në mënyrë ndërdisiplinore duke përfshirë steukturat shtetërore dhe jo shtetërore, institucionet e pavarura kombëtare dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile”, tha ai.

Ministri i brendshëm Ervin Hoxha tha se “Plani kombëtar i veprimit për luftën kundët trafikimit të personave 2024-2025”, miratuar nga qeveria në muajin korik, shpreh angazhimin për të minimizuar trafikimin e personave.

Duke folur në manifestimin kundër trafikimit të personave, Amelia Hintzen nga Ambasada Amerikane në Tiranë, tha se lufta kundër trafikimt të qeniave njerëzore është një nga prioritetet më të larta të qeverisë amerikane, e cila mbështet Shqipërinë në këtë luftë.

“Duhet luftuar krimi i trafikimit të qenieve njerëzor dhe pandëshkushmëria, e cila shpesh lidhet me të, tha në vazhdim zonja Hintzen. Qeveria amerikane vlerëson arritjet e deritanishme në luftën antitrafikim, por theksoi se shumë punë mbeten për të bërë pasi raporti vjetor i SHBA për trafikimin e personave rekomandon rritjen e rasteve të hetimit penal, dënimit të trafikantëve dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit”, tha ajo.

Sipas UNICEF në Shqipëri, gjatë vitit të kaluar u regjistruan 110 viktima të mundshme trafikimi dhe 2 viktima të trafikimit, pjesa më e madhe e të cilëve janë fëmijë.

Përfaqësuesja e koalicionit “URA”, një koalicion ky i organizatave të shoqërisë civile, të bashkuara në përpjekjet antitrafikim, Enkeleida Kallçiu, thotë se grupet kriminale vazhdojnë të përfitojnë nga ky fenomen.

“ Për fat të keq rastet e trafikimit vazhdojnë. Është e nevojshme fushata e ndërgjegjësimit sepse ky është një fenomen kriminal dhe ka grupe kriminale që veprojnë për t’ avancuar si fenomen dhe për të përfituar nga personat që janë më të dobët, në nevojë apo më të pambrojtur. Dhe është shumë e rëndësishme që të japim disa mesazhe se ku mund të gjendet ndihma dhe çfarë është trafikimi. Sepse, jo gjithëmonë ka një të kuptuar të drejtë për trafikimin”.

Fenomeni shpesh herë është i fshehtë, thotë përfaqësuesja e koalicionit “URA”, ndaj kërkohet përfshirja e të gjithë strukturave shtetërore dhe komunitetit për zbulimin e rasteve të trafikimit dhe mbështetjes së viktimave.

Në Shqipëri funksionojnë 4 strehëza për gratë dhe vajzat viktima të trafikimit, ku ato marrin shërbimet e nevojshme për riintegrimin e tyre. Si pjesë e fushatës antitrafik sot u riaktivizua edhe linja kombëtare falas 116 006 për denoncimin e rasteve të trafikimit.

 

SHKARKO APP