Ministri Bushati pranon se nuk ka çështje çame për Greqinë

A u diskutua çështja çame mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë në Korçë?!

Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati në një intervistë për opinion tha se prej vitit 2013 kjo çështje është në axhendën e qeverisë shqiptare.

“Mund t’i referoheni të gjitha kronikave të lajmeve.

Në vitin 2012 parlamenti shqiptar ka miratuar një rezolutë, ndërsa në 2013 në programin e saj qeveria shqiptare e bërë pjesë të axhendës”, tha Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur për temat e ngritura me homologun Kotzias, Bushati u shpreh se Shqipëria nuk ka pretendime për territoret e Çamërisë në Greqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk bëhet fjalë që në të pretendojmë për ndëshkim kolektiv për çështjen çame.

Nuk mund ta mohoj që kemi folur për dëmshpërblim moral, por edhe financiar.

Kemi kërkuar ngritjen e përkujtimores për viktimat.

Aksesi i lirisë së lëvizjes së çamëve në trojet e tyre.

Na kanë kërkuar një listë të qytetarëve shqiptarë që u është refuzuar hyrja

Ngritja e një grupi të përbashkët të historianëve për të rigjykuar këtë çështje”, tha Bushati.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?