Ministri Çuçi: Nuk do të lëmë pas asnjë nënë dhe fëmijë në kampet e Sirisë
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha këtë të mërkurë për shqiptarët e mbetur në kampin ”Al Hawl” në Siri, ndërsa siguroi se do të merren të gjitha veprimet që asnjë nënë dhe fëmijë të mbeten në Siri.
Qëndrimin e mbajti gjatë konferencës globale mbi ekstremizmin e dhunshëm, e cila shpreh rëndësinë e Rehabilitimit dhe Riintegrimit në përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm.
Shqipëria me Qendrën koordinuese kundër ekstremizmit të dhunshëm cilësohet si model në parandalimin e radikalizmit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm.