Ministri Çuçi tregon pse Garda po mbron ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca

Garda e Republikës së Shqipërisë ka marrë në mbrojtje ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, kjo prej datës 23 qershor të këtij viti.

Mësohet se ka qenë vetë Soreca ai që ka kërkuar rritjen e nivelit të sigurisë. Kështu tha sot ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i pyetur nga gazetarët në konferencën për median.

“Kemi pasur një kërkesë nga siguria e Ambasadorit Soreka e në bazë të kësaj kërkesë shtuam nivelin e sigurisë. Pse ka ardhur duhet të pyesni kabinetin e ambasadorit”.

SHKARKO APP