Ministri dhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku vazhdon takimet për projektet në favor të qytetarëve

Në Bashkinë e Prrenjasit, Ministri Arbjan Mazniku ishte bashkë me ministren Bora Muzhaqi, me Kryetarin e Bashkisë, Nuri Belba, dhe ekipin e tij ku zhvilluan një takim të frytshëm dhe konstruktiv, ku u evidentuan punët e mëdha të bashkisë për përmirësimin e zonës, duke përfshirë disa projekte të rëndësishme që janë realizuar deri më tani.

Gjatë takimit u ngritën edhe problematika nga drejtuesit e pranishëm, duke theksuar fusha të ndryshme që kërkojnë vëmendje të veçantë për të nxitur më tej zhvillimin ekonomik. Si një zonë me potencial të madh pyjor dhe bujqësor, u diskutua që qeveria do të vazhdojë të mbështesë këto sektorë, duke kontribuar në zhvillimin e tyre të qëndrueshëm.

Ministri Mazniku mbajti shënime për disa nga prioritetet që do të duhet vëmendje e veçantë siç janë infrastruktura arsimore me rikonstruksionin e terreneve sportive, dhe mbështetja e vazhdueshme në qendra për fëmijët me nevoja të veçanta.

Ndër të tjera Mazniku shkruan sot në profilin e tij në facebook:”Me natyrën e mrekullueshme të Rrajcës dhe Parkut Shebenik por edhe kulinarinë fantastike që ofron zona, turizmi është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin ekonomik të mëtejshëm të Prrenjasit”.

 

SHKARKO APP