Ministri, Ervin Hoxha, sot në Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Berat për prezantimin e drejtorëve të rinjë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policia e Shtetit Ilir Proda, prezantuan Drejtorin e ri Vendor të Policisë, zotin Altin Merizaj, që zë vendin e një tjetër profesionisti si Ardian Çipa, që drejtoi qarkun jugor së fundmi.
Gjirokastra, e njohur për trashëgiminë e saj të pasur kulturore dhe si pjesë e mbrojtjes botërore nga UNESCO, nuk është thjesht një qytet i historisë, por një nyje kyçe për turizmin dhe zhvillimin ekonomik të jugut të Shqipërisë.
Megjithatë, ky rajon përballet edhe me sfida të veçanta që kërkojnë një polici të aftë dhe të përkushtuar për të garantuar një mjedis të sigurt për qytetarët dhe vizitorët, si dhe për të mbrojtur pronën, jetën dhe zhvillimin e ligjshëm ekonomik.
Një ndër sfidat kryesore në këtë zonë, që njihet për qytetarinë, mbetet zbardhja tërësore e disa ngjarjeve të rënda, përfshirë atë në Memaliaj. Drejtuesi i ri dhe strukturat policore do të angazhohen me prioritet për të sjellë drejtësi, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, duke forcuar besimin e qytetarëve tek institucionet e rendit.

Në DVP Vlorë prezantuam oficerin Elidon Çela, të cilit ju besua drejtimi i këtij qarku të rëndësishëm, vlerësuar nga të gjithë si perla e turizmit.
2024 ishte një tjetër vit turistik i përmbyllur një tjetër me zero ngjarje kriminale, e këtu merita është e Drejtor Ermal Muçës, si dhe atyre qindra burrave e grave me uniformë që kanë sakrifikuar dhe janë lodhur me orë të gjata në detyrë.
Por ajo që kërkojmë është një ritëm i ri. Të gjithë jemi të bindur se nuk ka zhvillim, pa siguri. Nuk mund të ofrojmë investitorë të huaj, nëse ata nuk janë të bindur se paratë e tyre investohen në një vend me të ardhme. Investimet e mëdha të qeverisë në infrastrukturën rrugore, me aeroportin ndërkombëtar, me Tunelin e Llogarasë, etj. e bëjnë këtë zonë të meritojë një angazhim maksimal në ruajtjen e sigurisë dhe mirëqenies.

Në DVP Fier u përzgjodh Drejtor, Skënder Hita, një nga kandidatët edhe për postin e Drejtorit të Përgjithshëm. Ndaj besojmë se zgjedhja është e duhura.
Sepse Fieri është një qytet me rëndësi për ekonominë e vendit. Së bashku me zonat përreth, një qendër kyçe në sektorët e bujqësisë, industrisë dhe në zhvillimin e sipër për energjinë e rinovueshme.
Ajo që kërkova si imediate është fokusimi në forcimin e bashkëpunimit me komunitetin lokal, institucionet vendore, agjencitë ligjzbatuese si dhe bizneset, drejtoritë rajonale, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët. Më gëzoi bashkëpunimi që gjeta në Elbasan dhe do doja ta shihja atë, kudo.

Ditën e mbyllëm në Berat, ku prezantuam Drejtor Luigj Vathin, deri dje nëndrejtor në Tiranë.
Siguria publike dhe lufta kundër krimit, në veçanti krimit ekonomik dhe informalitetit, do të jenë prioritete të Policisë së Beratit e jo vetëm, i cili është në parametra normalë të sigurisë. E kjo për meritë edhe të punës së drejtuesve të derisotëm.
Theksova se roli i Policisë në këtë qark është i shumëfishtë: Të garantojë siguri për qytetarët dhe vizitorët, të mbështesë rritjen ekonomike, por edhe të ruajë trashëgiminë e vyer që ky qytet përfaqëson të paprekur nga dëshira që ngrihen vetëm mbi përfitimin personal.

SHKARKO APP