Ministri Gogu: Kuvendi duhet të ndërhyjë në ligj që funksionet kushtetuese të mos pezullohen

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu thotë se Kuvendi duhet të ndërhyjë me ligj për të garantuar që funksionet kushtetuese nuk mund të pezullohen. Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ai tha se ky vendim nuk ka interpretim detyrues, pasi gjyqtarët janë ndarë në dy grupe me nga katër vota, çka e lë konfliktin kushtetues pa zgjidhje përfundimtare.

Për të të dyja palët e Gjykatës pranojnë se ekziston konflikt kompetencash, por mungesa e shumicës e pengon Gjykatën të japë një vendim përfundimtar. Për këtë arsye, pezullimi lidhet me funksionin dhe jo me personin, duke e bërë të nevojshme ndërhyrjen e Kuvendit si kushtetutëbërës.

Ai theksoi se pas publikimit të vendimit të arsyetuar, mazhoranca do të ndërmarrë hapa konkretë për të sqaruar me ligj se funksione kushtetuese si ato të ministrit, Presidentit, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë apo figurave të tjera kyçe nuk mund të pezullohen, në mënyrë që të garantohet funksionimi i pushtetit ekzekutiv dhe institucioneve. Gogu shtoi se ky ishte edhe fokusi i mbledhjes së Kryesisë së PS dhe se Partia Socialiste do të vijojë të garantojë paprekshmërinë e reformës në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?