Ministri Gonxhja vizitë në Universitetin e Arteve në Berlin: Forcim i lidhjeve kulturore dhe akademike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u prit në Universitetin e Arteve në Berlin, në kuadër të vizitës së tij në panairin e Turizmit, ITB Berlin 2026. Gonxhja u prit nga presidenti i Universitetit të Arteve të Bukura në Berlin prof. dr. Markus Hilgert, dekani i Kolegjit të Arteve të Bukura, prof. dr. Jörg Heiser së bashku me kolegë të tjerë të universitetit. Gjatë takimit u ndanë eksperienca dhe u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e artit dhe edukimit artistik.

Takimi u shoqërua edhe me një moment të veçantë artistik me interpretimin pianistike të studentes Tabea Streicher, fituese e Konkursit të Konservatorëve “Felix Mendelssohn” në kategorinë piano. Në një postim në rrjetet sociale Gonxhja tha se takimi ishte i mbushur me shumë art, dialog dhe frymë bashkëpunimi, që forcon lidhjet kulturore dhe akademike për projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Shqipëria po prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin 2026 si destinacion autentik mesdhetar. Në panair po sillet një eksperiencë që ndërthur inovacionin, kulturën, bukuritë natyrore dhe përvojat lokale, së bashku me disa bashki, 30 turoperatorë dhe biznese shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?