Ministri grek: Nuk ekziston ligji i luftës me Shqipërinë, jemi në NATO

 

Ministri i Jashtëm Grek, Nikolaos Kotzia ka deklaruar sot në Tiranë se mes dy vendeve nuk ekziston ligji i luftës. Ai tha se dy vendet janë aleatë në NATO dhe kanë një fqinjësi të mirë.

“Greqia dhe Shqipëria kanë ura shumë të fuqishme miqësie, të cilët janë emigrantët shqiptarë dhe sigurisht minoriteti grek që ekziston këtu prej shumë vitesh. Bashkë me këto diplomacia krijon shumë ura të tjera. Nuk besojmë se nuk ekzisotn një ligj lufte me Greqinë. Në besojmë se bashkëpunimi në NATO jo vetëm na bëjnë miq, por janë dy vende që janë partnerë aleatë”,- tha Kotzias gjatë konferencës së përbashkët të dhënë më ministrin e jashtëm shqiptarë, Ditmir Bushati. Ai tha se marrëveshjet mes dy vendeve që do të nënshkruhen janë dëshmi se mes dy vendeve nuk ka ligj lufte.

“Në të gjitha marrëveshje që ne do të bëjmë do të gjejmë mënyrën për të konfirmuar se nuk jemi në gjendje lufte. Përsa i përket heqjes së ligjit të luftës dhe të drejtës së pronës, çdo qytetar shqiptar mund të shkojë në gjykatat greke dhe të kërkojë të drejta e tij”,- tha ai.

Lidhur me çështjen Çame, diplomati grek u përgjigj në mënyrë indirekte. “E kam si zakon të them; të mësojmë nga historia. Të mos përsërisim gabime të së shkuarës, por edhe të mos mbetemi të burgosur në këtë linjë. Ne duam të ndërtojmë me Shqipërinë të ardhmen”.  

SHKARKO APP