Ministri grek takon Belerin, ikin dritat në burg. OSSH-ja sqaron arsyet

Një takim pa drita ka zhvilluar ministri i Shtetit në Greqi, Stavros Papastavrou me Fredi Belerin i cili ndodhet në burg. Takimi u zhvillua në burgjet e Durrësit, mirëpo në ato momente u ndërpre energjia elektrike.Vizita bëhet në funksion të vazhdimit të gjyqit që pritet të mbahet nesër, për t’i shprehur edhe një herë mbështetjen e tij.

Për këtë situatë, OSSH ka sqaruar se energjia elektrike e stakuar pasditen e sotme, ka ardhur për shkak të një zjarri që ka ndodhur në biznesin aty pranë. Kjo për shkak të një zjarri të rënë në një biznes aty pranë, për të lejuar që zjarrëfikësja të veprojë në vendngjarje, dhe për të evituar rrezikun e dëmtimit në njerëz dhe objekte.

“Në lidhje me stakimin e energjisë elektrike në institucionin IEVP Durrës është e nevojshme të sqarojmë se: Për shkak të rënies së zjarrit në një subjekt privat (servis makinash), për të lejuar që zjarrëfikësja të veprojë në vendngjarje, dhe për të evituar rrezikun e dëmtimit në njerëz dhe objekte, OSSH ka qenë e detyruar të stakojë energjinë elektrike në kabinën që furnizon zonën ku ushtron aktivitet edhe IEVP Durrës. Për veprimet e nevojshme janë dashur jo më shumë se 5 minuta ndërprerje, deri në kthimin në skemë normale të furnizimit me energji elektrike për abonentët”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP