Ministri Hasani ndalon në Mal të Zi: Shqetësim për aktorë si Rusia që kërkojnë destabilizim të Ballkanit

Gjatë vizitës së tij në Mal të Zi në kuadër të turit ballkanit, ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani shprehu shqetësimin për rolin dhe ndikimin e disa vendeve si Rusia që kërkojnë të destabilizojnë rajonin e Ballkanit. Në fjalën e tij në konferencë për shtyp së bashku me homologun malazez, ministri Hasani shprehu gjithashtu shqetësim për trazirat që kanë ndodhur në veriun e Kosovës. Ai theksoi se rajoni i Ballkanit duhet të jetë i fokusuar në drejtimin euroatlantik.

“Agresioni i paligjshëm rus në Ukrainë e kriza në Lindjen e Mesme kanë prodhuar mjaft pasiguri në Europë e në botë e padyshim kanë pasur një ndikim të ndjeshëm edhe në rajonin tonë. I cili sot ndodhet në një nga momentet më delikate të viteve të fundit. Shqipëria, si një vend anëtar i NATO, e sheh me shqetësim rolin e aktorëve si Rusia, që kërkojnë të rrisnin tensionet e të shkaktojnë destabilizim të rajonit.

Jemi të shqetësuar edhe nga zhvillimet e paradokoshme në Veriun e Kosovës e nga shtimi i një retorike që vë në pikëpyetje orientimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor nga disa forca e grupime në vende të ndryshme të rajonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi të shqetësuar edhe nga ngadalësimi i ritmit të reformave në disa prej vendeve të rajonit. Për Shqipërinë e ardhmja e Ballkanit Perëndimor duhet të udhëhiqet nga vlerat demokratike dhe një orientim i qartë euro-atlantik. Është pikërisht ky vizion i përbashkët që qëndron në themel të miqësisë mes vendeve tona. Ne besojmë që vende si Shqipëria e Mali i Zi, që udhëhiqen nga ky vizion, kanë sot detyrimin të punojnë më shumë për të çuar përpara reformat integruese dhe bashkëpunimin rajonal”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?