Ministri Hoxha me homologun e Maqedonisë së Veriut: Lehtësi të tjera në pikëkalimet kufitare

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot në një takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski me të cilin diskutoi mbi hapat konkretë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të përbashkët. Hoxha informoi se temë e diskutimeve ishte zbatimi i kontrollit të përbashkët kufitar dhe lehtësimi i regjimit të kalimit në pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Qafë-Thanë-Kafasan. Po ashtu, ministri theksoi se në takim u diskutua edhe mbi rehabilitimin dhe rikonstruksionin e PKK Bllatë-Spas dhe aplikimin e “One Stop Shop” edhe në këtë pikë.

”Folëm për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes dhe projekteve infrastrukturore për pikën e e përbashkët kufitare Xhepisht-Trebishtë me qëllim rritjen e numrit të banorëve përfitues për lehtësi në qarkullim, si dhe për menaxhimin dhe kontrollin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të vijës kufitare mes dy shteteve”, theksoi Hoxha. Dy homologët diskutuan po ashtu për bashkëpunimin e vazhdueshëm për luftën kundër krimit të organizuar, si dhe parandalimin dhe menaxhimin e migracionit të paligjshëm.

“Diskutuam mundësinë e shkëmbimit të përvojave në reformat policore. Ndër të tjera, në takim shkëmbyem edhe pikëpamjet mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor. Shpreha bindjen tonë se, integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen është alternativa e vetme dhe më e mirë, për një demokraci të qëndrueshme dhe për më shumë siguri e stabilitet në rajon dhe në Evropë”, theksoi ministri Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?