Ministri i Brendshëm: Autori u arrestua në kohë rekord! Të vendosur për të goditur krimin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas krimit të dyfishtë në Tiranë, ku Arsen (Hamza) Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën në agjencinë e udhëtimit në pronësi të viktimave.

Çuçi përgëzon policinë që arrestoi autorin pak orë pas ngjarjes.

“Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë”.

SHKARKO APP