Ministri i Brendshëm flet për zhdukjen e Ervis Martinajt
Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, gjatë konferencës me gazetarët është pyetur lidhur me zhdukjen e të shumëkërkuarit, Ervis Martinajn.
“Padiskutim që ka pasur një vëmendje të posaçme për të zbardhur gjithë këtë mjegull që është ngritur rreth fatit të tij. Policia ka bërë dhe bën punën, por dhe ka komunikuar me publikun lidhur me këtë. Keni qenë të informuar gjatë kësaj periudhe për veprime të ndryshme policore që ka ndërmarrë dhe që lidhen me zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Policia e shtetit vepron sipas ligjeve dhe ka përgjegjësi ligjore për zbardhjen e ngjarjeve, dhe do merrni përgjigje përfundimtare kur të ketë një provë të fortë lidhur me atë që ka ndodhur me këtë personazh. Nuk ka një shkop magjik që të zbardhë menjëherë një ngjarje, aq më tepër në lidhje me një personazh të tillë”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

