Ministri i Brendshëm-Policisë së Lezhës: Jemi në sezonin e mbjelljes së kanabisit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mblodhi sot pasdite në Lezhë strukturat vendore të policisë së qarqeve Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Çuçi kërkoi intensifikimin e punës dhe forcës goditëse kundër çdo tentative të kultivimit të kanabisit.

“Jemi në stinën e mbjelljes prandaj vëmendja e Policisë së Shtetit duke filluar që nga inspektorët bazë në terren dhe deri tek drejtuesit më të lartë duhet të jetë maksimale. Përveç monitorimit të përvitshëm që bëjmë nga ajri me mjete të Guardia di Finanza dhe me dronë, do të kemi shumë shpejt edhe pamjet e shërbimint satelitor për një kontroll të më plotë të territorit në të gjithë vendin”, ka thënë Çuçi.

Ai i bëri thirrje çdo punonjësi policie t’i rezistojë të gjitha formave të tundimit apo presionit të mundshëm për të mbyllur një sy apo një vesh në mënyrë që t’i hapë rrugë kultivimit të kanabisit. Në ditët në vijim Ministri i Brendshëm dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të zhvillojnë takime të ngjashme me strukturat vendore të policisë në qarqet e tjera të vendit.

SHKARKO APP