Ministri i Drejtësisë: Buxheti plotëson nevojat


“Sigurisht që qeveria shqiptare është e angazhuar dhe për vitin 2015, ka një plan dhe një program ambicioz në lidhje me projekt-buxhetin. Ajo që mund t’ju them në vija të përgjithshme është se rritja krahasuar me vitin 2014, e financimit të brendshëm është 13.7 përqind më e madhe. Ky projekt-buxhet është ambicioz dhe rritja është e konsiderueshme, pavarësisht nga nevojat që ne kemi dhe nevojat më të mëdha kanë qenë për sistemin penitenciar, për të cilin çdo vit nga buxheti i shtetit jepen shuma të konsiderueshme. Janë kërkuar për t’u hapur edhe disa burgje të reja të cilat kanë vite që janë financuar me projekte të BE-së dhe një pjesë e financimit ka qenë nga buxheti i shtetit. Me këtë projekt-buxhet ne themi se i plotësojmë nevojat”, tha Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço.

Gjithashtu Ministri Naço gjatë raportimit të tij e vuri theksin edhe në vendosmërinë e politikave që po ndërmerr institucioni që ai drejton, në kuadër të modernizimit dhe dixhitalizimit të sistemit të drejtësisë në tërësi.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?